
🤩 Jemi krenarë të njoftojmë përfundimin me sukses të projektit 3-vjeçar “Fuqizimi dhe trajnimi i të rinjve përmes mundësive të reja” – YEEP! 🙌
👉 Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet vendore dhe kombëtare, organizatave partnere, organizatave joqeveritare, bizneseve dhe vetë të rinjve festuam ceremoninë e mbylljes së këtij projekti inovativ dhe unik.
📍 Gjatë tre viteve të fundit, YEEP ka mbështetur 306 të rinj nga Prishtina, Peja, Fushë Kosova, Gjilani dhe Drenasi në zhvillimin e shkathtësive themelore të jetës dhe aftësive për punësim. Jemi të emocionuar të njoftojmë se 141 të rinj janë punësuar dhe vazhdojnë të operojnë të pavarur në tregun e punës. Gjithashtu, 80 të rinj janë certifikuar në trajnime profesionale, 81 të rinj kanë kryer praktikën, dhe 15 të rinj janë mbështetur dhe mentoruar në hartimin e planeve të biznesit.
❤ Projekti YEEP ka pasur vërtetë një ndikim të rëndësishëm në jetën e këtyre të rinjve, duke u mundësuar atyre të ndërtojnë një të ardhme më të ndritshme për veten dhe komunitetet e tyre.
🤝 Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe mbështetësit që bënë të mundur këtë projekt. Faleminderit organizatave partnere Syri i Vizionit, NGO ”Akti” dhe Kosova Education Center – KEC për angazhimin dhe partneritetin.
👏Një falënderim të veçantë edhe për BPB, Meridian Express dhe Prishtina International Airport – Adem Jashari për mbështetjen që ju kanë dhënë të rinjve dhe hapësirës për punë.
🫶 Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur kanë bërë një ndryshim në jetën e këtyre të rinjve. Mezi presim të vazhdojmë misionin tonë për të fuqizuar dhe mbështetur gjeneratën e ardhshme të liderëve në Kosovë! 💪🌟
🤩 We are proud to announce the successful completion of the 3-year project “Empowerment and training of young people through new opportunities” – YEEP! 🙌
👉 With the participation of representatives from local and national institutions, partner organizations, non-governmental organizations, businesses, and young people themselves, we celebrated the closing ceremony of this amazing project.
📍 Over the past three years, YEEP has supported 306 young people from Pristina, Peja, Fushe Kosova, Gjilan, and Drenas in developing basic life skills and employability skills. We are thrilled to announce that 141 young people have been employed and continue to operate independently in the labor market.
In addition, 80 young people have been certified in professional trainings, 81 young people have completed internships, and 15 young people have been supported and mentored in writing business plans.
❤The YEEP project has truly made a significant impact on the lives of these young people, enabling them to build a brighter future for themselves and their communities.
🤝We would like to express our gratitude to all the participants, partners, and supporters who made this project possible. A special thanks to our implementing partners Syri i Vizionit, AKTI, and KEC for their commitment and engagement. A special thanks to the BPB, Meridian Express and Pristina Airport for their support to youngsters and the provision of employment space.
🫶 Your dedication and hard work have made a difference in the lives of these young people. We look forward to continuing our mission of empowering and supporting the next generation of leaders in Kosovo! 💪🌟